Lautaro i jep sinjale pozitive Barcelonës

Drejtuesit e klubit janë të qartë në objektivat e tregut të transferimeve, duke kërkuar Lautaro Martinez si pasues të Luis Suarez.

Katalanët nuk duken shumë të shqetësuar rreth arritjes së një marrëveshje, pasi edhe vetë sulmuesi argjentinas që vesh fanellën e Interit, po punon pa bërë bujë në favor të kauzës së kampionëve të Spanjës, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi që ka me Interin një kontratë deri në vitin 2023, me një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro e cila aktivizohet mes 1 dhe 15 korrikut, ka zgjedhur Barcelonën.

Brenda Barcelonës ekziston një rrymë optimizmi në lidhje me përpjekjet për të nënshkruar me Lautaron, jo pse Interin po e bën atë më të lehtë, por sepse futbollisti po ndihmon brenda mundësive të tij.

Lojtari, tani për tani nuk është duke iu përgjigjur kërkesave të Interit për të përmirësuar kontratën e tij, diçka që lë të kuptohet se nuk dëshiron të vazhdojë më me skuadrën italiane./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close