Largohet nga Atletico, transferohet tek Arsenal?

Arsenal është klubi i parë në Premierligë që ka ndërmarrë hapa konkretë për një transferim të madh.

Sipas informacioneve në Angli, Arsenal kanë përgatitur një ofertë prej rreth 50 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey, përcjell lajmi.net.

Mesfushori afrikan raportohet të jetë dëshirë e madhe e trajnerit Mikel Arteta.

Partey po luan shkëlqyeshëm në fanellën e Atleticos, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, kështu që Interi, Tottenham dhe Manchester United gjithashtu kanë shfaqur interesim për të./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close