Legjenda Paolo dhe djali i tij, Daniel Maldini testuan pozitivisht në virusin vdekjeprurës.

Megjithatë, si babai ashtu edhe i biri, tashmë e kanë kaluar me sukses këtë sfidë, raporton Gazzetta dello Sport, transmeton lajmi.net.
Në testin e fundit që i është bërë dyshes, të dy rezultuan negativ dhe tashmë po i kthehen normalitetit.
Ndryshe, Maldini tashmë është larguar nga Milani për shkak të zhvillimeve që çuan në shkarkimin e Zvonimir Boban.
Ndërkaq, Daniel është i përfshirë në skuadrën e parë të Milanit. /Lajmi.net/

