Lajm i keq për Milanin, lëndohet një futbollist

Pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovic, edhe mbrojtësi Simon Kjaer është lënduar. AC Milan po luante ndeshjen e xhiros së pestë të Europa League ndaj Celtic, kur danezi u detyrua të largohej në minutën e 11-të të ndeshjes.

Sipas ‘gianlucadimarzo.com’ 31 vjeçari ka pësuar një lëndim të shkallës së parë në kofshën e këmbës së djathtë.

Do të ketë edhe një kontrollim në shtatë ditët e ardhshme, për të vlerësuar situatën mëtej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close