UEFA ka përgatitur planin për përfundimin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, në kohën kur i gjithë futbolli mbetet i pezulluar.

COVID-19 ka shkaktuar telashe të mëdha në botën e futbollit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të zhvillimit të garave.
Corriere dello Sport raporton se UEFA ka bërë gati datat për vazhdimin e Ligës së Kampionëve, dhe të gjitha ndeshjeve që duhet luajtur deri në finale.
Manchester City pritet të luajë ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit më 7 gusht, ndërsa një ditë më vonë, Chelsea do të takohet me Bayern Munich, pesë muaj pas ndeshjeve të para, përcjell lajmi.net.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen me sistemin e dy ndeshjeve, në datat 11-15 gusht, gjysmëfinalet 18-22 gusht dhe finalja e madhe më 29 gusht.
Kujtojmë se Liverpool janë kampion në fuqi të kësaj gare elitare evropiane./Lajmi.net/

