Në ambientet e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë u hodh shorti për grupet çerekfinale të këtij sezoni në Kupën e Maqedonisë, në konkurrencën e femrave. Sërish në këtë fazë u formuan katër grupe në të cilat do të luhen ndeshjet e gjysmëfinales dhe finales.

Grupi A: Spartaku, Metalurgu, Struzhanka, Shampion
Grupi B: Astibo, Çair, Gjorce Petrov, Kumanova
Grupi C: Skopje, Gjorce Petrov GP, Despina, Gjevgjeli
Grupi G: Vardari, Pelisteri, Ovçe Pole.
Luhet sipas sistemit 1-4 dhe 2-3 dhe fituesi i grupeve shkon në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Këto janë çiftet e gjysmëfinales:
Grupi A: Spartaku – Shampion, Metalurgu – Struzhanka
Grupi B: Astibo – Kumanova, Gjorçe – Çair
Grupi C: Shkupi – Gjevgjelia, Gjorçe Petrov – Despina
Grupi C: Vardari i lirë,Pelisteri – Ovçe Pole

