Kryetari i Komitetit Olimpik Italian: Futbolli mund të anulohet, njësoj si ragbi

Në kohën kur bota po përballet me pandeminë Covid19, gjithçka është në pikëpyetje, njësoj sikur sportet.

Deri më tani, federata e ragbit ka vendosur që të anulohet kampionati, dhe Malago beson se edhe futbollit mund t’i ndodh një gjë e tillë.

“Është një thirrje që duhet debatuar, por është e qartë se ata nuk duan të presin më gjatë. Nuk jam kundërë vendimit të federatës, por unë nuk pajtohem me kohën. Ata nuk duan të presin për një datë” ka thënë Malago për ‘Radio 24’, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam kundër, por nuk pajtohem me kohën. Çfarë ka bërë ragbi, do të ndodh edhe në sportet tjera” ka shtuar kryetari i Komitetit Olimpik Italian.

“Duhet të shihni secilën gjë të pavarur” ishin fjalët e Malago.

Vendimi për anulimin e sezonit në ragbi është bërë i ditur sot. FIGC akoma nuk ka dalë me një përfundim. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close