Me përhapjen e pandemisë Covid-19, sezonet nacionale në futbollin evropian vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Synimet janë që skuadrat të kthehen në fushën e blertë më 4 maj, por varësisht prej përhapjes së Covid-19, situata mund të ndryshojë.
Megjithatë, Gravina bën thirrje që futbolli të rifillojë për hir të Italisë, duke insistuar se ata që janë kundër rifillimit të Serie A, nuk e duan futbollin por as Italinë.
“Ndaj shpresën me ministrin Spadafora, për rikthim më 4 maj. Është moment kompleks për vendin, ekonominë dhe futbollin, gjë që është një nga industritë më të rëndësishme”, ka thënë Gravina, transmeton lajmi.net.
“Ata që provokojnë anulimin e sezonit, nuk e pëlqejnë futbollin ose italianët dhe duan ta largojnë shpresën për të ardhmen dhe rifillimin e futbollit. Do të shtyjë deri në fund”, ka shtuar presidenti i FIGC.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, ndeshjet e para pas suspendimit të Serie A do të luhen më 9 maj. /Lajmi.net/

