Kritikat e ashpra të Neville: Sa futbollistë do të duhet të vdesin?

Për Neville, më shumë rëndësi është duke iu dhënë aspekteve financiare sesa rrezikut për rikthimin e futbollit, i cili ka mbetur i pezulluar nga mesi i muajit mars.

Në Angli, dhe në disa liga kryesore ende po shpresohet që të vazhdohet sezoni, pavarësisht rreziqeve që do të përcillte.

“Zyrtari mjekësor i FIFA-s tha se nuk duhet të zhvillohen ndeshje deri në shtator. Mendoj se nëse do të merrej një vendim që s’do të ndikohej nga aspekti ekonomik, atëherë s’do të kishim futboll edhe disa muaj”, ka deklaruar Neville, përcjell lajmi.net.

“Njerëzit tani po i vlerësojnë rreziqet”.

“Sa njerëz do të duhet të vdesin duke luajtur futboll në Premierligë para se rreziku të cilësohet si i papranueshëm? Një? Një lojtar? Një anëtar i stafit do të duhet të shkojë në përkujdes intensiv? Çfarë rreziqe do të duhet të ndërmarrin? Ky diskutim është qartësisht ekonomik”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close