Krasniqi: Ta fitojmë Strugën dhe të rikthehemi në vendin e parë në tabelë!

Me fitore eventuale të mërkurën ndaj Strugës në duelin e prapambetur të xhiros së dytë, Shkëndija do të merte pozitën e parë në renditje pas 9 xhirove në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Mesfushori i kuqezinjëve, Endrit Krasniqi beson se skuadra mund të bëjë mirë, në derbin e madh me Strugën të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Brenda ekipit ekziston një atmosferë shumë e mirë, besoj se të gjithë përkrahim njëri tjetrin. Tash na pret një ndeshje që është dashur të zhvillohet më herët dhe neve na mbetet të provojmë të marrim maksimumin nga ky dual. Jemi lartë në tabelë dhe kemi qëllime të qarta për titullin kampion ta sjellim në Tetovë. Shpresojmë ta fitojmë këtë ndeshje të mbetur dhe të dalim në vendin e parë.

Mendoj që pavarësish gjithë rethanave, neve nuk na pëlqejnë rezultatet negative. Secili prej neve dëshiron të kemi rezultate pozitive dhe të fitojmë. Shpresojmë që nesër me tre pikë të dalim në vendim e parë dhe mos ta lëshojmë atë pozitë deri ne fund”, ka thënë Krasniqi për kanalin zyrtar të Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close