Mesjava do të sjell ndeshje në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi nesër do të përballen Shkëndija dhe Struga Trim Lum.

Nga tabori i kampionëve në fuqi, para kësaj sfide, ka folur Besmir Bojku, i cili jep vlerësim dhe respekt maksimal për Shkëndijën, por thotë që ai dhe ekipi i tij në Tetovë shkojnë për fitore.
“Sigurisht se nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre cilësore, siç është Shkëndija, por me gjithë respektin për kundershtarin, Struga Trim Lum edhe në këtë ndeshje shkon për fitore, pavarësisht se kemi zhvilluar çdo 3 dit ndeshje. Mendoj se motivi është më i madh se lodhja në këto ndeshje të rëndësishme dhe me rival të mëdhenj, me të cilët besoj se do të luftojmë sërish për titullin e kampionit”, ka thënë Besmir Bojku.
Ndeshja Shkëndija – Struga luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 14:00.

