Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Maqedonisë, me Muriqin, por mungon Rashica

Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar listën për ndeshjet e muajit tetor. Me 8 tetor Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në një ndeshje të plej of-it për edicionin e parë të Ligës së Kombeve, e cila është e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Europian.

Për këtë ndeshje seleksionuesi Bernard Chalands ka ftuar Vedat Muriqin, i cili për momentin është jashtë fushave për shkak se rezultoi pozitiv në Kovid 19.

Ndërkohë në listën e Kosovës, vërehen dy mungesa të mëdha si Milot Rashica dhe Bernard Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close