Maqedonia e Veriut do të pret Kosovën me 8 tetor në Shkup. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku synohet kualifikimi për Euro 2020.

Ndeshja do të ketë edhe asistencën e VAR, për gjyqtarin holandez, Dani Makeli. Asistentët e tij do të jenë gjithashtu nga holanda.
Makeli ka një përvojë të madhe, pasi ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës, në ndeshjen Sevilla – Inter.
Ai referoi edhe në Kupën e Botës në Rusi, kurse Maqedonia luante nën drejtësinë e tij në vitin 2019, në Shkup, kundër Sllovenisë.

