Trjaneri boshnjak, Blaz Slišković është kandidati më serioz për postin e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës. Si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, ai ka qenë edhe më herët kandidat për stolin e Dardanëve.

Slišković, në të gjitha skuadrat dhe kombëtare praktikon futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të inkuadrojë lojtarët e rinj.
Blaze pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai ëstë aktivizuar në klubet si Hajduku, Marseja, Pescara, Olympique Lyon dhe Rennes.

