Virusi Covid-19 i përhapur me shpejtësi të madhe në Evropë, ka suspenduar sportet në Evropë dhe tashmë rrezikohet që disa skuadra të shuhen krejtësisht.

LEXO EDHE:
Bundesliga në alarm – ka vetëm një zgjidhje për situatën
Në rrezik është edhe skuadra e Monchengladbach që këtë sezon po bënë një nga kampanjat më të mira.
‘Bild’ shkruan se Gladbach do të shënojë humbje deri në 35 milionë euro nga paralizimi i kampionatit nga koronavirusi, transmeton lajmi.net.
Si pasojë, skuadra do të duhet të shes disa nga yjet e formacionit, për t’i mbijetuar këtij kaosi.
Të njëjtën frikë e ka shfaqur edhe njeriu i DFL, Seifert, i cili sheh si mundësi të vetme zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. /Lajmi.net/

