Klubi belg shkarkon ndihmës-trajnerin për shkak të koronavirusit

Zetterberg kishte qenë më parë lojtar edhe në këtë klub, por klubi ka hyrë në periudha të vështira për shkak të pandemisë globale.

“Futbolli profesional, si shumica e veprimtarive ekonomike, po përballet me një sfidë të madhe për shkak të epidemisë Covid-19”, tha klubi në një deklaratë.

“Është duke pasur një ndikim të madh financiar në operimet e klubit”.

“Menaxhmenti përpiqet çdo ditë të përgatisë klubin në një afat të shkurtër kundër humbjes së konsiderueshme të të ardhurave që sjell pushimi”.

“Prandaj ne kemi vendosur të shkarkojmë Par Zetterberg. Ai mbetet legjend e klubit”, thuhet ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close