Klopp kujton kohën kur ishte afër shkarkimit nga Liverpool

Trajneri gjerman, me Liverpoolin aktualisht janë kampion të Evropës në fuqi, ndërsa janë dy fitore larg titullit të parë të Premirligës, pas pritjes së gjatë prej 30 vitesh.

Para se të mbërrinte këtu, Klopp është frikësuar se do t’i vinte shkarkimi te Liverpool, diçka që nuk e kishte përjetuar te Mainz dhe Borussia Dortmund.

Gjatë një interviste dhënë së fundi, duke folur për punën dhe ndryshimet që duhej t’i bënte te Liverpool, ai e dinte që mund t’i vinte edhe shkarkimi.

“Patjetër që nuk e riparonim ekipin brenda natës, por kishim nevojë për kohë. Mu desh të kërkoja kohë”.

“E dija që asnjëherë nuk isha shkarkuar në karrierën time, por tashmë bëja pjesë në një nivel tjetër ku duhet të fitoje shpejt”, tregon Klopp./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close