Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, i udhëhequr nga Gabriele Gravina, po bën çmos që futbolli të rikthehet, dhe klubet mund të fillojnë stërvitjet më 4 maj, kur të përfundojë karantina në këtë vend.

Për të vazhduar sezoni, do të merren disa masa speciale për futbollin, që kanë synim të mbrojnë futbollistët.
Lojtarët dhe zyrtarët tjerë që do të hynë në stadiume para çdo ndeshje do të testohen për COVID-19. Lojtarët gjithashtu do të bëjnë testime edhe para fillimit të stërvitjeve.
Futbollistët gjithashtu pjesën tjetër të sezonit do të kalojnë në karantinë. Klubet që kanë dhomat e tyre afër qendrave stërvitore do t’i mbajnë aty lojtarët.
Pjesa tjetër, do të shfrytëzojnë hotelet për t’i mbajtur lojtarët./Lajmi.net/

