Siç shkruan tabloidi “The Sun”, Nicolas Pepe është parë duke luajtur futboll në pjesën veriore të kreqytetit ishullor.

Në anën tjetër, Granit Xhaka e David Luiz janë parë së bashk duke biseduar në një parking veturash.
Francezi Lacazzete ndërkaq është parë në veturë me një tjetër futbollist të “topçinjve”. Rasti ndodhi këtë të hënë, teksa u filmua nga kalimtarët e rastit.
Pas kësaj, zëdhënësi i Arsenalit ka thënë për ‘The Sun’:
“Faleminderit që e keni sjellë këtë në vëmendjen tonë. Ne do të flasim me lojtarët tanë”.

