Kaos në Serie A – gjashtë skuadra nuk duan të rikthehen në sezon

Pandemia Covid19 ka bërë që kampionatet evropiane të suspendohen për kohë të pacaktuar, dhe tashmë ka filluar të flitet për datën e rifillimit.

Por, në Serie A duket se punët nuk do të shkojnë lehtë, pasi ka skuadra që nuk duan të rikthehen.

Mediet ialiane bëjnë të ditur se gjashtë skuadra të Serie A nuk duan të kthehen në këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Brescia, Udinese, SPAL, Torino, Sampdoria dhe Genoa janë kundër rifillimit të sezonit dhe duan anulimin e kampanjës.

Milan, Fiorentina dhe Cagliari në anën tjetër kanë treguar solidaritetin e tyre në raport me skuadrat e lartpërmendura.

Në taborin tjetër janë Juventus, Parma, Lazio, Roma dhe Napoli, të cilat duan rifillimin e sezonit.

Inter janë të pavendosur, kurse tek Atalanta ka probleme më të mëdha, pasi Bergamo është qyteti më i prekur nga Covid19.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Serie A, për pjesën e mbetur të sezonit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close