Kampionati i njohur sot njofton anulimin e sezonit 2019/20

Sipas RMC Sport, transmeton lajmi.net, njoftimi do të bëhet më vonë këtë pasdite ose këtë mbrëmje.

Vendimi do të bëhet i pashmangshëm nëse Qeveria konfirmon se nuk mund të luhen ndeshje – madje edhe pas dyerve të mbyllura – deri në gusht për shkak të pandemisë koronavirus.

Sezoni francez zakonisht fillon në gusht, kështu që ata thjesht do të përfundonin edicionin 2019/20 tani dhe në gusht të niste sezoni 2020/21.

Ndeshja e fundit e luajtur para bllokimit ishte më 8 mars dhe Paris Saint-Germain janë 12 pikë para Olympique Marseille në vendin e dytë, pavarësisht se ka një lojë më pak të zhvilluar.

Stade Rennes dhe Lille renditen në vendin e tretë dhe të katërt, por gjigantët e Olympique Lyonn janë vetëm në vendin e shtatë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close