Dy yjet britanikë të boksit, Fury e Joshua, janë ata të cilët mbajnë titujt e kampionit të peshave të rënda.

Joshua, ka nevojë për duelin me Fury – dhe e kundërta- për të unifikuar titujt e kampionit. AJ beson se tashmë është koha e duhur që dueli mes tyre të zhvillohet.
“Logjikisht, për të vërtetuar veten si numri 1, unë duhet të përballem me Fury. Kurse ai duhet të përballet me mua”, ka thënë Joshua.
“Nëse dëshiron të thuash se je numri 1, atëherë eja përballu me mua. Le ta bëjmë. Kam pjesën tjetër të rripave, kështu që ka sens”, shtoi britaniku.
“Ky duel duhet të ndodh, sepse nuk do të ketë më një kohë si kjo”, ishin fjalët e AJ.
Joshua supozohej të mbronte titujt e tij kundër Kubrat Pulev, kurse Fury të kompletonte trilogjinë me Wilder, por kalendari ka ndryshuar, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

