Jeton Beqiri: Nuk e merituam humbjen e thellë, lodhja nga Kratova na ndikoi shumë 

Shkëndija e mbylli aventurën europiane në Ligën e Konferencës, duke u eliminuar nga kjo garë në fazën e plej of-it nga Samsunspori i Turqisë. Skuadra turke triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit të luajtur sonte në Samsun me rezultat 4:0 dhe me shifra të përgjithshme 5:0 mori kualifikimin e mëtejshëm në garat europiane. 

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kuqezinjëve Jeton Beqiri. 

“Si fillim dua të përgëzoj ekipin e Samsunsporit për kualifikimin, mendoj që në të dyja ndeshjet e kanë merituar. Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, ne ishim shumë mirë në pjesën e parë, pastaj një penallti aksidentale dhe lodhja e bëri tveten që pastaj të pësojmë humbje me rezultat të thellë, që sipas asaj që treguam në pjesën e parë, nuk e merituam”. 

“Të them të drejtën nuk e prisja, pasi besoja që do të jemi në ekip kompakt që do të rivalizojë shumë. Por siç ju thashë edhe më herët, një moment i penalltisë apo edhe ndeshja e zhvilluar ditën e diel në kushte shumë të rënda të fushës kundër Sileksit në kampionatin e Maqedonisë, besoj që ndikojë shumë dhe në pjesën e dytë të vjen lodhja e futbollistëve. Pastaj erdhi edhe deri te pranimi i tre golave tjerë përveç penalltisë”. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close