Jeton Beqiri: Mbyllim aventurën europiane, fokusi jonë kthehet te kampionati 

Aventura e parë dhe historike e Shkëndijës në Ligën e Konferencës përfundoi sonte pas eliminimit nga turqit e Samsunsporit. Trajneri i kuqezinjëve Jeton Beqiri pas ndeshjes ka thënë se vëmendja tashmë kthehet te kampionati dhe Kupa. 

“Normalisht se pas kësaj ndeshje përfundon aventura jonë europiane. Unë në të njejtën kohë do të doja si fillim të falenderoja të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se arritja totale e klubit gjatë këtij kompeticioni ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte humbje e lartë. Dua gjithashtu të shpreh një falenderim për të gjithë klubin, nga pronarët, te kryesia e klubit, të punësuarit, administratën, pasi ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne dhe tani më mbetet që i gjithë koncentrimi dhe fokusi të kthehet te kampionati Maqedonisë dhe shpresoj se si në kampionat po ashtu edhe në Kupë të japim maksimumin. Jam i bindur se me një angazhim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të sezonit”, ka thënë Jeton Beqiri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close