Spanjolli pak kohë më parë është ndarë nga e dashura e tij Aurah Ruiz.

Kjo e fundit kishte vendosur që të merrte pjesë në formatin e ‘Big Brother’ në versionin spanjoll, përcjell lajmi.net.
Por ajo u largua shumë shpejt pasi ishte më e votuara nga ‘publiku’ për t’u larguar.
Mediat rozë kanë zbuluar se ishte pikërisht ish i dashuri i saj, ai i cili e ka larguar Aurah nga ky shou.
Sipas mediave, Jesse Rodriguez ka shpenzuar 5 mijë euro në telefonata dhe thirrje vetëm e vetëm që ish e dashura e tij të largohet nga shtëpia e ‘Big Brother’.
Ndryshe, anësori u huazua këtë edicion te Sporting në Portugali nga kampioni i Ligue 1. /Lajmi.net/

