Ish-mbrojtësi i Liverpool dhe Leeds, Dominic Matteo ka zbuluar se është shëruar plotësisht nga një tumor në tru.

45-vjeçari kishte operacion në muajin nëntor për të hequr rritjen dhe i është nënshtruar 6 muaj rehabilitimit.
Matteo zbuloi lajmin në Twitter të enjten, pasi ai falënderoi stafin në Leeds General Infirmary dhe Spitalin e St James.
“Dje mora thirrjen telefonike, atë për të cilën jam lutur… skanimi im i trurit është i qartë”, ka shkruar skocezi.
“Pas 6 muajsh frikë, dhimbje, rehabilitimi, operacioni dhe trajtimi. Jam i shëndetshëm!”.

