Instituti Nacional Italian i Shëndetit thotë se nuk duhet rifilluar sezoni

Instituti Nacional Italian i Shëndetit ka thënë se nuk do të ishte e pëlqyeshme që të rifillojë sezoni i futbollit.

FIGC, Serie A dhe Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora janë në pajtim që të kompletojnë sezonin, sapo të përmirësohen kushtet për këtë.

Gjithsesi, ISS beson se sezoni 2019/2020 duhet të anulohet.

“Nëse duhet të jap një opinion teknik, nuk do të ishte në favor të të gjithëve dhe mendoj se edhe komiteti shkencor dhe teknik pajtohen me këtë”, ka thënë Giocanni Rezza, transmeton lajmi.net.

“Pas kësaj, politika do të vendos”, ka shtuar ai.

Ky koment ka lënë të kuptohet se ISS nuk është pro vazhdimit të sezonit. Mbetet të shihet nëse kjo do të ndikojë në vendimin final. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close