Ngjarjet e fundit në vend kanë bërë që Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut të sjell vendim për shtyerjen e ndeshjeve të xhiros së 17-të në kuadër të Ligës së Parë që ishin të parapara të luhen të dielën.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka informuar se, me rekomandim të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe për arsye sigurie në vend, e gjithë xhiroja e 17-të është shtyrë. Sipas vendimit të MPB-së, ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen të martën, më 3 dhjetor, ndërsa për praninë e publikut FFM në koordinim me MPB do të vendosë hënën.