Situata është gjithnjë e më e tensionuar, pasi Spadafora përsëri paralajmëroi që Qeveria është e gatshme të “marrë përsipër përgjegjësinë” e mbylljes së sezonit 2019/20, përveç nëse mund të bihet dakord për një protokoll të ri mjekësor.

Versioni i mëparshëm u konsiderua “i pamjaftueshëm” nga komiteti shkencor i qeverisë, edhe pse është më i rreptë sesa qasjet në Premierligë dhe La Liga, përcjell lajmi.net.
“Unë vlerësoj shumë fjalët e Ministrit Spadafora këtë mëngjes dhe thirrjen e tij”, shkroi Dal Pino.
“Lega Serie A gjithmonë do të jetë e etur për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv, me sigurinë që puna e Ministrit për Sport dhe e jona nuk mund të ndihmojë por të synohet për një të mirë të përbashkët”, shkruhet ndër të tjera nga kryetari i ligës italiane. /Lajmi.net/

