Hulk nuk nënshkroi me Atleticon shkaku i një premtimi që e bëri si i ri

Ai sot njihet nga të gjithë, duke luajtur në Kinë, teksa bëri karrierë edhe në Evropë, te Porto dhe Zenit.

Por para se tifozët e Portos të shijonin golat e tij, ai ishte afër të nënshkruante me Ateltico Madridin.

Hulk, i cili vitet rinore i kaloi te Vilanovense, një klub në rrethinën e Portos, ka një histori pse zgjodhi skuadrën nga ‘Dragao’, kur i erdhi një ofertë edhe nga Atletico Madrid.

“Në moshën 15 vjeçare, unë isha pjesë e Vilanovense. Një ditë zoti Artur, i cili kishte një restorant ku hanim drekë dhe darkë, më thirri dhe më ta të bëhesha gati. AI më çoi në stadiumin Das Antas. Në atë moment, i thash zotit Artur se një ditë do të luaj këtu. Në vitin 2008, pati një ofertë nga Atletico Madrid dhe një tjetër nga Porto, por mendova se duhej të realizoja ëndrrën time dhe nënshkrova për Porton”, ka deklaruar Hulk./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close