Hendboll, Çairi sonte luan ndaj Makabit të Izraelit

Klubi i hendbollit për femra, Çair sonte do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të tretë në EHF Kup kundër izraelitëve të Makabit. Hendbollistet e udhëhequra nga trajneri Basri Latifi shihen të gatshme pa asnjë pengesë për këtë përballje për të dhënë më të mirën në parket drejt një rezultati pozitiv ndaj Makabit. Ndeshja ndërmjet Çairit dhe Makabit, luhet sonte në palestrën e “Metallurgut” në orën 18:00, ndërkohë ndeshja e kthimit aty edhe ku do të vendoset kualifikuesi për në raundin e radhës do të zhvillohet pas një jave në Tel Aviv të Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close