Hendboll, Çairi e nis me fitore fazën e plej of-it

Skuadra e femrave të hendbollit Çair e ka nisur gjysmësezonin pranveror me fitore në fazën e plej of-it në Superligën e femrave. Të përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifi në ndeshjen e luajtur në palestrën “Enver Idrizi” triumfuan ndaj Struzhankës me rezultatin 31:23. Ekipi i Çairit kishte epërsi gjatë gjithë pjesës së parë dhe në pushim të pjesës së parë shkoi në avantazh 13:10. Në pjesën e dytë, skuadra e Çairit vazhdoi me tempon e njejtë të lojës dhe iu dha hapësirë të gjithë hendbollisteve, ndërsa deri në fund e rritën diferencën në 8 gola, duke mbyllur gjithçka me shifrat 31:23.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close