Portieri i Sllovenisë ka vendosur të përfundojë karrierën tek Inter, pjesë e cilës skuadër është që ka viti 2012.

Handanovic tek Inter ishte transferuar nga Udinese, dhe përgjatë kësaj kohe, ka ftuar respektin e një nga portierëve më të mirë në botë.
“Në Inter, ata e vlerësojnë shumë Handanovicin për ndershmërinë e tij. Ai shumë shpejtë do të zgjasë kontratën e tij sepse dëshiron të përfundojë karrierën aty”, ka deklaruar gazetar i Sky Sports, Andrea Paventi, përcjell lajmi.net.
“Ai dëshiron të jetë i disponueshëm për klubin edhe pas përfundimit të karrierës me përvojën e tij”.

