Sulmuesi norvegjez, Halaand ka qenë zbulimi i shkëlqyeshëm i vitit 2019/20 dhe, megjithë kalimin nga Red Bull Salzburg për Borussia Dortmund në janar, asgjë nuk ka ndryshuar.

Para se COVID-19 të ndalonte futbollin, Haaland ishte duke u përgatitur për një transferim tjetër në verë, por ai vetë kurrë nuk kishte folur për idenë e një ndryshimi tjetër.
Pas lëvizjes së tij në janar, 19-vjeçari tani mund të vazhdojë të rritet në Gjermani.
“Koha është gjithçka”, i tha Haaland Eurosport në Norvegji.
“Ju duhet të keni të qartë se sa i mirë jeni dhe sa i mirë është klubi, si dhe për njerëzit atje, si do të kujdesen për ju dhe si do t’ju ndihmojnë të evoluoni”.

