Grupi Covid19 i FIFA propozon që të gjitha ndeshjet të shtyhen deri në qershor

Shumë ndeshje të planifikuara për qershor pritet të shtyhen, pasur parasysh zhvendosjen e Euro 2020 dhe Kupës së Amerikës.

Grupi punues i FIFA Covid19 ka rekomanduar që të gjitha ndeshjet internacionale të shtyhen deri në qershor.

Kjo nënkupton se mund të ketë vonesa edhe në kualifikueset për Kupën e Botës 2022.

“FIFA dëshiron të falënederoj kontributin pozitiv dhe bashkëpunimin e të gjihta konfederatave, përfaqësuesit dhe shpirtin e bashkuarm solidaritetin dhe mirëkuptimin, që kulminoi në arritjen e këtyre vendimeve”, thuhet në njoftimin e FIFA, transmeton lajmi.net.

“FIFA beson se shëndeti duhet gjithmonë te jetë primar dhe kriteri kryesor në secilin vendim, sidomos në këto kohë sfiduese”, thuhet tutje.

Më poshtë mund ta shihni edhe njoftimin e FIFA, të publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close