Grand Prix i Britanisë mund të anulohet – gjithçka varet nga sa kohë zbatohet izolimi

Kalendari i Formula 1 po shkon duke humbu gara të rëndësishme, duke nisut nga ajo e Monte Carlos.

Së fundmi raportohet se mund të humbet edhe garat e Çmimit të Madh të Britanisë. Krejt kjo do të varet nga koha që do të qëndrojnë të zbatuara ligjet për izolim, përcjell lajmi.net.

Gara e Silverstone, e planifikuar për vikendin e 17-19 korrikut, kërkon 12 javë përgatitje për pistën.

Këto përgatitje nuk mund të fillojnë tani, sipas fjalëve të Stuart Pringle, drejtori menaxhues i kësaj gare.

Situata aktuale pamundëson fillimin e përgatitjeve, prandaj, British GP mund të anulohet. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close