Me merkaton e verës që po afron, Mario Gotze duket se po përgatitet për një ndryshim në karrierë.

Lojtari gjerman ka ndërraur agjent së fundmi, dhe me këtë veprim, sipas medieve gjermane, ai edhe ka konfirmuar se është në kërkim të një skuadre të re.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet lojtari, i cili thotë se është në një moment shumë të rëndësishëm për karrierën e tij.
“Pas bisedave intensive, unë vendosa të ripozicionohem në planifikimin e karrierës. Unë shfrytëzova koën e duhur për këtë hap, sepse është një rrugë e rëndësishmë për mua dhe të ardhmen time, dhe sepse unë dua të ndajë profesionalen nga privatja”, ka thënë Gotze, transmeton lajmi.net.
“Unë po synoj të punoj me Reza Fazeli dhe agjencinë e tij ‘International Soccer Mangement’, profesionalizmi i të cilëve më bindi mua”, ka shtuar gjermani.
Emri i Gotze po lidhet me një kalim të mundshëm te Milan. Kontrata e tij me Dortmund skadon gjatë kësaj vere dhe klubi nuk ka ofruar rinovim. /Lajmi.net/

