Goce Sedlloski merr 8 shqiptar për duelet e plej of-it

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë për ndeshjet e plej of-it për Kampionatin Botëror.

Në listën e seleksionuesit të ri janë ftuar 28 futbollistë, ku në mesin e tyre janë përfshirë 8 shqiptar si Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Imran Fetai dhe Lirim Qamili.

Për herë të parë në ekipin përfaqësues do të jenë Fetai, Herrera dhe Musovski. Gjithashtu përveç Bejtullait, për të veshur fanellën e Maqedonisë janë rikthyer Ljupçe Doriev dhe Boban Nikollovi.

Grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar për të dielën, ndërsa kundërshtari i parë i Maqedonisë në plej of është Danimarka e cila do të luhet me 26 mars në Kopenhagen, teksa ndeshja e dytë ndaj Republikës Çeke ose Republikës së Irlandës do të zhvillohet me 31 mars.  

LISTA:

PORTIER Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Sishkovski (Borac Banja Luka), Dejan Iliev (Rapid Bukuresht)

MBROJTES Ezgijan Alioski (Lugano), Andrej Stojcevski (Sllovaki), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Darko Velkovski (Vardar), Gjoko Zajkov (Ajman), Nikola Serafimov (Levski), Visar Musliu (Saint-Truyden), Imran Fetai (Shkendigrit) (Shkendig)

MESFUSHOR: Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konyaspor), Boban Nikolov (Vardar), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomouc), Reshat Ramadani (Shkëndija), Isnik Alimi (Dalian), Ljupce Doriev (Sogdiana), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka), Yani La Atanassasov (AEL).

SULMUES Bojan Miovski (Glasgow Rangers), Darko Çurlinov (Kodzaeli), Milan Ristovski (Bohemians), Aleksandar Trajkovski (Lokomotiva Zagreb), Elmin Rastoder (Thun), Lirim Qamili (Sonderjyske), Deni Musovski (Seattle)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close