Gjykata hedh poshtë kërkesën e Kombëtares së vashave të SHBA-ve për paga të barabarta me meshkujt

Në thirrjet e tyre për barazi gjinore, skuadra kombëtare e vashave të SHBA-ve, kishin ngritur një çështje në gjykatë, duke kërkuar paga të barabarta me kombëtaren e futbollit të meshkujve, transmeton lajmi.net.

Çështja ishte konsideruar si tejet e dobët, saqë as nuk kaloi në fazën e gjykimit, bëjnë të ditur mediet amerikane.

Reagimet nuk munguan pas këtij vendimi. Lidhur me këtë foli edhe Megan Rapinoe.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi së luftuari për barazi”, ishin fjalët e saj.

Mbetet të shihet nëse ky vendim i gjykatës do të apelohet nga kombëtarja e vashave të SHBA-ve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close