Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar pezullimin e futbollit në pjesën më të madhe të botës, dhe dëmet ekonomike do të jenë të mëdha.

Sipas trajnerit kroat, Slaven Bilic pas kësaj pandemie do të ndryshojë gjithçka në botë, tek pjesa që ka të bëjë me paratë, duke pasur ndryshime të vlerave.
Por sipas tij, me gjithë ndryshimet që do të ndodhin, vlera e njëjtë do t’i mbetet gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit, e po ashtu edhe Cristiano Ronaldos.
“Mbappe, Messi, Ronaldo, kurrë nuk do të humbin vlerën e tyre. Por, lojtar “normal” do të vuajnë”, ka deklaruar Bilic.
“Do të ketë shumë huazime, apo shkëmbime si në NBA”, ka shtuar ai, teksa komentonte situatën në futboll pas pandemisë.

