Futbollisti i Gallatasarait, Mauro Ickardi ka lënduar ligamentet e gjurit, andaj pritet që të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Argjentinasi ka pësuar lëndim në ndeshjen kundër Tottenhamit në Ligën Europa.

Skanimet mjekësore pas ndeshjes kanë zbuluan dëmtim të meniskut dhe një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë, gjë që do të largojë sulmuesin e Gallatasarai nga terrenet e gjelbra deri në fund të sezonit. Klubi njoftoi se tashmë është planifikuar një operacion për lojtarin, i cili do të pasohet nga një periudhë e gjatë e rehabilitimit.

