Fenerbahce ulë çmimin e Muriqit, ja sa kushton tani ylli i Kosovës

Mediet në Turqi raportojnë se Fenerbache do të konsideronte shitjen e sulmuesit nga Kosova edhe për 15 milionë euro, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Çmimet e lojtarëve gjithandej nëpër Evropë kanë pësuar rënie pas ndërprerjes së futbollit.

Po ashtu, edhe klubet nuk qëndrojnë mirë në aspektin financiar, duke pësuar humbje të mëdha.

Me këtë situatë, Fenerbahce e sheh të domosdoshme shitjen prej 15 milionë euro të yllit nga Kosova, që po kërkohet nga Lazio dhe Tottenham./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close