Futbollisti që luan në elitën kineze me Shandong Luneng (32 vjet) u largua nga spitali para dy ditëve.

Ai fitoi betejën me virusin vdekjeprurës pas tre javësh, njoftoi klubin e tij, transmeton lajmi.net.
“Fellaini u ekzaminua dhe doli i shëruar dhe ishte në gjendje të linte spitalin dy ditë më parë”, njoftoi klubi kinez.
Fellaini tani do të kalojë katërmbëdhjetë ditë në karantinë, siç parashikohet në protokoll në Kinë, përpara se të mendojë të kthehet në stërvitje. /Lajmi.net/

