Shkolla e futbollit FC Dream Team nga Çairi i Shkupit, e themeluar në vitin 2017, prej fillimit ka ndërtuar një vizion të qartë, të zhvillojë talentet e rinj dhe të krijojë futbollistë të disiplinuar e të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Baza e klubit është te Shkolla Fillore “Liria” në Çair, ndërsa sot klubi është aktiv me 6 gjenerata lojtarësh, nga viti 2013 deri tek gjenerata 2018.








Së fundmi, FC Dream Team mori pjesë në CoolCup 2025, një ndër turnetë më të mëdhenj rajonalë për fëmijë, duke u përfaqësuar me dy gjenerata, 2015 dhe 2017.
- Gjenerata 2015 shkëlqeu me paraqitjet e saj, duke mposhtur ekipe si Cool dhe Forca, për të siguruar vend në finalen e madhe. Pas një ndeshjeje të fortë kundër Partizanit të Beogradit, kuqebardhët e vegjël u renditën të dytët nga gjithsej 32 ekipe pjesëmarrëse, një sukses i madh për klubin.
- Gjenerata 2017 zhvilloi një turne të shkëlqyer, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse mungoi pak fat, fëmijët tanë treguan karakter të madh dhe fituan në “finalen e vogël” kundër Osijekut, një prej akademive më të njohura në Ballkan, duke siguruar vendin e tretë.
Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme të trajnerëve dhe përkushtimit të fëmijëve, të cilët me pasion dhe disiplinë po e ndërtojnë ëndrrën e tyre.
FC Dream Team vazhdon të jetë një prej shkollave më aktive në Çair dhe më gjerë, duke ofruar kushte dhe metodologji moderne për zhvillimin e talenteve të rinj, me synimin që futbollistët e vegjël të rriten jo vetëm si sportistë, por edhe si individë të kompletuar.

