Lirim Zendeli fiton garën e parë në Formula 3

Piloti shqiptar Lirim Zendeli ka shkruar historinë, pasi ka fituar garën e parë në Formula 3. 20 vjeçari e mbylli i pari garën në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke u bërë kështu shqiptari i parë që arrin një sukses të tillë në garat me makina. Zendeli një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar “Pol pozijshën”, ndërsa sot kurorëzoi gjithçka, duke triumfuar edhe në garën finale. Falë këtij suksesi, Zendeli tashmë ngjitet në vendin e 7-të në renditjen e përgjithshme.

https://twitter.com/FIAFormula3/status/1299635098980147200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1299635098980147200%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close