Edi Reja publikon listën, rikthehet Sadiku dhe tre emra të rinj

Seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë dy ndeshjet e shtatorit ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Reja ka ftuar për këto dy ndeshje plot 28 futbollist, ndërsa risi është rikthimi i Armando Sadikut në Kombëtare. Për herë të parë te kuqezinjtë janë thirrur emra si Armando Broja, Qazim Laçi dhe mbrojtësi i talentuar, Ramen Çepele. Shqipëria ndeshjen me Bjellorusinë e luan si mysafirë me 4 shtator, ndërsa tre ditë më vonë pret Lituaninë./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close