Evropa dhe Barca shohin ‘shpëtimin’ te Newcastle United

Ka më shumë se një muaj që janë pezulluar të gjitha kampionatet në Evropë shkaku i koronavirusit, ndërsa Holanda, Franca dhe Belgjika, tashmë i kanë mbyllur para kohe kampionatet.

Me një gjendje të tillë, klubet janë duke u përballë me vështirësi të mëdha ekonomike, duke pësua humbje të mëdha, ku kanë vendosur edhe për uljen e pagave të futbollistëve.

Duket e çuditshme, por shumë skuadra, përfshirë edhe Barcelonën, shohin shpëtimin te Newcastle United, skuadër që shumë shpejtë pritet të ketë pronarë të rinj dhe shumë të pasur.

Newcastle, shihet si skuadra e vetme që do të ketë forcë ekonomike për të realizuar blerje, sikur të mos kishte ndodhur asgjë gjatë muajve të fundit.

Shumë ekipe, janë duke ‘fërkuar’ duart kur dëgjojnë lajmet se Newcastle po interesohet për lojtarët e tyre, ndërsa Barcelona, e ka të qartë se 100 milionë për Coutinhon, aq sa është kërkesa e tyre, mund të paguajë vetëm skuadra nga ‘St James Park’.

Me 100 milionë eurot e fituara nga shitja e mundshme e Coutinhos, Barca do të minimizonte humbjet e mëdha të shkaktuara nga COVID-19./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close