Dyshja ishin shokë të skuadrës për një numër të madh sezonesh, para se Eto’o të largohej në drejtim të Inter.

“Messi më rrëfeu se falë disa këshillave të mia, të cilat nuk do t’i zbuloj, karriera e tij ka ndryshuar”, ka zbuluar Eto’o, përcjell lajmi.net.
“Një ditë ai tha: ‘Falë Samuelit, karriera ime ndryshoi’”.
“Ai duhej të rregullonte dy ose tre gjëra, por talentin gjithmonë e ka pasur”.
“Jam krenar dhe i lumtur që shoh se ai ka shkruar historinë e cila nuk ka mbaruar ende dhe do të jetë vështirë të arrihet ajo që ai ka bërë”./Lajmi.net/

