Ekskluzive: Erald Çinari vazhdon karrierën në Arabinë Saudite te Al Jabalain FC

Erald Çinari do ta vazhdoj karrierën e tij në futbollin e Arabisë Saudite. Portali “Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht lëvizjen e radhës të ish futbollistit të Shkëndijës, i cili në tokën arabe ka gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën Al Jabalain FC.

Për futbollistin shqiptar kjo do të jetë aventura e parë jashtë futbollit europian.  

Erald Çinari së fundmi ishte pjesë e FC Noah të Armenisë, tek të cilët u transferua nga Shkëndija e Tetovës. Ai më herët ka luajtur edhe për Samsunsporin e Turqisë dhe Partizanin e Vllazninë në Shqipëri./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close