Ekskluzive | Alban Taipi transferohet në Ukrainë te FC Kudrivka

Sulmuesi i Arsimit të Çegranit, Alban Taipi, ka siguruar një transferim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u zyrtarizuar si lojtar i ri i FC Kudrivka në Ukrainë, mëson ekskluzivisht portali Sportmania.

22-vjeçari nga Piroku i Tetovës vjen pas një gjysmësezoni mjaft pozitiv me fanellën e Arsimit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku realizoi 6 gola në 16 paraqitje. Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e klubit ukrainas, i cili aktualisht garon në Premier Ligën e Ukrainës.

Taipi prej disa ditësh ndodhet në Antalya të Turqisë, ku gjatë seancave stërvitore ka lënë përshtypje bindëse, duke fituar besimin e stafit teknik dhe një kontratë 1.5-vjeçare me FC Kudrivka. Zyrtarizimi dhe prezantimi i tij pritet të bëhen në ditët në vijim.

Produkt i Shkollës së Futbollit Renova, Alban Taipi ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në karrierën e tij ka përvojë edhe jashtë vendit me klubet Haladás dhe Szentlőrinc në Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close